Rama pasi Shqipëria fitoi medaljen e dytë: Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve
Sport
August 11, 2024 - 14:26
Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka folur rreth medaljes së dytë që Shqipëria e arriti në Lojërat Olimpike.
Ai tha se di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve.
“Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”, ka shkruar ndër të tjerash Rama.
Shqipëria e fitoi medaljen e dytë pasi Islam Dudaev, triumfoi në finalen e Bronzit për peshën deri në 65 kg. Të parën arritit ta fitojë Chermen Valiev, mbrëmjen e së shtunës.