Prishtina ka transferuar lojtarin e parë të huaj, ai vjen me disa statistika mbresëlënëse

Prishtina ka transferuar lojtarin e parë të huaj, ai vjen me disa statistika mbresëlënëse

Sport August 11, 2024 - 13:39

Klubi basketbollistik Prishtina ka zyrtarizuar mbrëmë (10 gusht) transferimin e parë të huaj për sezonin e ri të garave.

Kryeqytetasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Damiree Burns i gjatë 203 centimetra i cili ka luan në pozitën e numrit 3.

Burns karakterizohet për lojën e tij të fuqishme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, andaj padyshim do të jetë një ndihmesë e madhe për bardhëekaltrit në kërkim të titullit.

Burns kryeson listat e NCAA-së si basketbollisti i katërt me më së shumti double double dhe vendin e pestë për më së shumti kërcime.

Së fundmi ai ishte paraqitur për ekipin Southern Jaguars, aty ku është paraqitur me një mesatare prej 9.3 pikëve, 5.0 ribaunde dhe 0.8 asistimeve për ndeshje.

Gjatë ditëve në vazhdim Prishtina pritet që të bëjë zyrtare edhe transferimet e tjera për të kompletuar kështu rosterin për sezonin e ri nën udhëheqjen e trajnerit Murat Bilge.