Bach planifikon të tërhiqet vitin e ardhshëm, vlerësohet edhe për shkak të Kosovës

Bach planifikon të tërhiqet vitin e ardhshëm, vlerësohet edhe për shkak të Kosovës

Sport August 11, 2024 - 12:04

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka thënë se planifikon të tërhiqet nga pozita në fund të mandatit të dytë.

Gjermani, që është në krye të IOC-së nga viti 2013, ka befasuar anëtarët në Sesionin e IOC-së duke thënë se nuk do të vazhdojë ndonëse po i kërkohet kjo.

Mbetja e Bachut do të kërkonte ndryshimin e Kartës Olimpike, që limiton presidentin në 12 vjet. Madnati i parë i ka tetë vjet, ndërsa i dyti katër.

“Pas 12 vjetësh në zyrën e presidentit të IOC-së, organizatës sonë i shërben më së miri një ndryshim në lidership. Kohërat e reja kërkojnë liderë të rinj”, ka thënë Bach në një fjalim emocional.

Presidenti i ri i IOC-së do të zgjidhet në mars të vitit 2025. Asnjë kandidat nuk ka paraqitur kandidaturë deri më tani.

Bach ishte kampion olimpik në skermë në vitin 1976, ndërsa i është bashkuar IOC-së si anëtar në vitin 1991.

Puna e Bachut vlerësohet shumë lart. Ndër të tjera ka hapur dyert e mëdha edhe për Kosovën.

Tani Kosova i ka pesë medalje olimpike.