Real Madridi prek sërish tregun brazilian, synon transferimin e mbrojtësit që kushton 100 milionë euro
Real Madridi është përgatitur që të futet në sezonin 2024/2025 me vetëm tre qendërmbrojtës: Antonio Rudiger, Eder Militao dhe Jesus Vallejo i cili ka luajtur shumë pak te Granada si huazim sezonin e kaluar.
Ata kanë disa mbrojtës të ri në moshë dhe të talentuar, por tashmë kanë humbur një prej tyre këtë javë, pasi Joan Martinez këputi ligamentin ACL gjatë stërvitjes.
Krahas kësaj, Real Madridi nuk po synon transferimin e një mbrojtësi me përvojë, por është raportuar se ata duan të prekin sërish tregun brazilian, ashtu siç kanë bërë tashmë disa herë gjatë viteve të fundit.
Sipas raportimeve nga Amerika Jugore (via Mundo Deportivo), një lëvizje po konsiderohet për sensacionin brazilian Victor Reis.
Reis po llogaritet si një talent shumë i madh në Brazil dhe së fundmi kishte nënshkruar një kontratë të re me Palmeirasin, sipas së cilës ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.
Gjiganti spanjoll duhet të shpenzojë shumë nëse duan nënshkrimin me Reis, ani pse këtë tashmë e kanë bërë disa herë në Brazil duke transferuar emra si Vinicius, Rodrygo dhe Endrick.
Ka një mundësi të mirë që kjo lëvizje të ndodhë për shkak se Perez ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Palmeirasin si rezultat i marrëveshjes për Endrick në vitin 2022./telegrafi