Shqipëria shkruan historinë duke fituar medaljen e parë olimpike, këtë e arriti mundësi Valiev
Shqipëria ka fituar medaljen e parë historike në një edicion të Lojërave Olimpike, kjo falë fitores së mundësit Chermen Valiev në finalen e medaljes së bronztë kundër mundësit nga Taxhikistani, Rassadin.
25-vjeçari rus që zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi fitoi medaljen e bronztë në peshën -74 kg stil i lirë, duke mundur me rezultat 6-2 kundërshtarin e tij.
Kjo është medalja e parë e Shqipërisë në historinë e saj në Lojërat Olimpike, e cila u bë ë mundur pas paraqitjes fantastike nga Valiev.
Sidoqoftë, shpresat e kuqezinjve nuk mbarojnë më kaq, pasi Shqipëria ka mundësinë që ta fitojë edhe një medalje tjetër të bronztë me mundësin çeçen Islam Dudaev, i cili është rikthyer në garë pas fitores ndaj iranianit Amouzadkhalili në gjysmëfinale.
Shpresojmë qe deri në fund Shqipëria të arrijë ta ‘rrëmbej’ edhe një medalje tjetër dhe të stoliset me të dytën në ‘Paris 2024’./telegrafi