Distria dhe Laura flasin para qytetarëve të Kosovës pas suksesit në Paris
Sport
August 06, 2024 - 20:43
Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu janë në sheshin “Xhorxh Bush” për t’i festuar suksesin e arritura në Lojërat Olimpike të Parisit.
Distria Krasniqi arriti medaljen e argjendtë, pasi paraprakisht e kishte fituar të artën.
“Jam shumë krenare që jam një ndër medalistet që i kemi pru medalje Kosovës. Faleminderit për mbështetjen. Mbështetja juaj ka qenë forca ime shtytëse. Shpresoj shumë që do të mbledhemi shpesh që t’i festojmë sukseset tjera”, tha Distria.
E Laura Fazliu që debutoi në Olimpiadë ia sjelli Kosovës medaljen e bronztë.
“Para 10 viteve Toni më ka thirr me u bo pjesë e klubit IPPON Pejë. Faleminderit shumë Tonit, Majlindës dhe gjithë atyre që më kanë ndihmu me i arrit këto suksese”, tha Laura.