“Paris 2024” sot garon Hana Beiqi

“Paris 2024” sot garon Hana Beiqi

Sport August 03, 2024 - 08:29

Notarja Hana Beiqi sot do të garojë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Beiqi do të garoj sot në disiplinën e notit 50 m në konkurrencën e femrave, garë kjo që vjen drejtpërdrejt në RTK dhe që nis në orën 11:00.

Hana tashmë është gati për sfidën e parë në ‘Paris 2024’. Ajo synon të përfaqësojë Kosovën në mënyrë më të mirë të mundshme.

Ndërkohë, ‘Paris 2024’ të shtunën do të vazhdojë edhe me disa sfida interesante.

Garat e tenisit do të fillojnë në orën 12:00 deri në orën 19:00, derisa në orën 17:00 do të përballen Polonia dhe Italia në volejboll tek meshkujt.

Atletika që është sporti kryesor në Olimpiadë, starton në orën 20:00, derisa në orën 20:30 do të zhvillohen finalet në not, gara këto që mund t’i ndiqni në RTK.