Lojërat Olimpike 2024, Gresa Bakraqi garon sot në atletikë
Sport
August 02, 2024 - 09:41
Reprezentimi i Kosovës në Lojërat Olimpike 2024, që po zhvillohen në Paris të Francës, do të vazhdojë edhe sot.
Në podium do të jetë atletja Gresa Bakraqi, e cila do të garojë në disiplinën 800 metra.
Gara e saj pritet të nisë në orën 19:15.
Ndërsa e fundit që do të paraqitet në Paris do të jetë notarja Hana Beiqi nga sporti i notit, që do të garojë të shtunën, në orën 10:00.
Ndryshe, deri më tani Kosova ka rrëmbyer dy medalje në Paris nga sporti i xhudos, Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medaljen e argjendtë dhe Laura Fazliu medaljen e bronztë.