Egnatia eliminohet nga Liga e Konferencës
Sport
August 01, 2024 - 22:19
Egnatia është eliminuar në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Shqipërisë u mposht 0:2 në “Loro Boriçi” nga ekipi islandez, Vikingur Reykjavik.
Egnatia kishte triumfuar në ndeshjen e parë në udhëtim 0:1, megjithatë dështoi të ruante epërsinë nga dueli i parë.
Një gol në pjesën e parë dhe një në të dytën ishin fatale për kampionin shqiptar.
Kësisoj, Egnatia e mbyll këtu garimin në garat evropiane, teksa Vikingur Reykjavik kalon në rrethin e tretë kualifikues.