Kandidati për president të Barcelonës: Barça nuk mund të nënshkruajë me Williamsin

Kandidati për president të Barcelonës: Barça nuk mund të nënshkruajë me Williamsin

Sport August 01, 2024 - 19:19
Lajmet e fundit nga sporti

Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, këmbëngul se klubi nuk mund të përballojë të nënshkruajë me Nico Williamsin këtë verë.

Fonti foli për "The Athletic" për shpresat e tij për t'u bërë president i Barçës në të ardhmen - ai kandidoi për president në 2021 dhe shpreson ta bëjë këtë përsëri në 2026. Megjithatë, ai këmbëngul se klubi thjesht nuk ka fakultetet financiare për të siguruar Williamsin si nënshkrim.

Williamsi ka një klauzolë lirimi me vlerë 58 milionë euro, por raportet kanë sugjeruar se fituesi i "Euro 2024" është i vendosur të qëndrojë në Athletic Club, pasi i është ofruar një kontratë e re. Ka gjithashtu interes nga Paris Saint-Germaini, Arsenali dhe Chelsea, por ai mund të qëndrojë në "San Mames" në vend që të bëjë një transferim të pritshëm me para.

Font tha: “Do të doja të nënshkruanim me Nico Williamsin pasi është ajo që na nevojitet. Presidenti [Joan Laporta] ka thënë se është e mundur, por kjo nuk është e vërtetë. Sot nuk mund të bëhet. Shpresojmë që të jetë e mundur nesër, ose të nesërmen. Por sot nuk është". /Zëri