Situata e medaljeve pas ditës së tretë në “Paris 2024”: Kosova, në vendin e 16-të në ranglistë

Situata e medaljeve pas ditës së tretë në “Paris 2024”: Kosova, në vendin e 16-të në ranglistë

Sport July 28, 2024 - 23:52

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike, duke i sjell Kosovës të parën medalje nga “Paris 2024”

Xhudistja jonë u mposht në finale nga uzbekistanja, Diyota Keldiyorova në kategorinë deri në 52 kilogramë, por që për të ishte një arritje historike, pasi është e dyta medalje në lojërat olimpike.

Me këtë medalje, Kosova gjendet në vendin e 16-të në ranglistën e Lojërave Olimpike, por që në ditët e ardhshme pritet të ngjitet më lartë, pasi do të kemi garuesit tjerë në disiplina të ndryshme.

Por, cili vend po udhëheq deri më tani me medaljet e fituara?

Pas ditës së tretë, Japonia është ngjitur nga vendi i pestë në të parin, me shtatë medalje të fituara: Katër të arta, dy të argjendta dhe një të bronztë.

Pas saj është Australia, që ka grumbulluar katër të arta dhe dy të argjendta, në total me gjashtë.

Në vendin e tretë renditen Shtete e Bashkuara të Amerikës me 12 medalje, por që kanë vetëm tri të arta, gjashtë të argjendta dhe tri të bronzta.

Më poshtë mund ta shikoni listën e plotë të vendeve që udhëheqin me medalje të fituara pas tri ditëve në Lojërat Olimpike. /telegrafi

Image