Bëhet viral momenti kur Antonella kapet duke ia shikuar telefonin Messit

Bëhet viral momenti kur Antonella kapet duke ia shikuar telefonin Messit

Sport July 28, 2024 - 22:06

Një reagim i bashkëshortes së Lionel Messit ka bërë xhiron në internet.

Gjatë ndeshjes së Inter Miamit kundër Puebla-s në kuadër të Kupës së Ligave, disa tifozë vunë re shikimin e Antonella Roccuzzos, teksa Messi qëndronte në telefonin e tij.

Ajo siç duket po e përgjonte me vëmendje bashkëshortin e tij dhe në fytyrën e saj kishte shprehje kurioziteti.

Ajo dhe Messi, janë një çift tejet i komentuar për shkak të relacionit të kahmotshëm duke qenë se njihen që nga fëmijëria.

Dyshja kurorëzuan martesën e tyre në vitin 2017 dhe kanë tre fëmijë bashkë.

Ndryshe, Messi ka shikuar lojën nga tribunat, duke qenë se ende po shërohet nga lëndimi që mori në finalen e Kupës së Amerikës. Ai pritet të jetë jashtë fushës së blertë për së paku një muaj. /telegrafi

Image