Osmani: Distria Krasniqi lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta

Osmani: Distria Krasniqi lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta

Sport July 28, 2024 - 20:37

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila po ndjekë nga afër Lojërat Olimpike, është deklaruar për rezultatin e argjendtë që arriti Distria Krasniqi.

Osmani tha se Krasniqi e lartësoi flamurin e shtetit tonnë në majat më të larta.

“Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë”, shkruan Osmani.

Postimi i plotë:

Stoike e luftarake!

Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë.

Faleminderit Distria, faleminderit Toni!