Kundërshtarja dhe orari i Distria Krasniqit për fazën finale në Lojërat Olimpike

Kundërshtarja dhe orari i Distria Krasniqit për fazën finale në Lojërat Olimpike

Sport July 28, 2024 - 17:31

Distria Krasniqi ka arritur të sigurojë medalje olimpike në Lojërat Olimpike, teksa ka kaluar në finale të Olimpiadës për të synuar atë të artë.

Krasniqi arriti të mposht xhudisten italiane, Odette Guiffrida.

Xhudistet garuan deri në kategorinë -52kg. 

Tani, Disi ka mësuar kundërshtaren që do të përballet në finale.

Bëhet fjalë për xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, teksa dueli pritet të fillojë për rreth gjysmë ore. /Zëri