Barcelona udhëton drejt SHBA-së, Hansi Flick zbulon listën me 31 futbollistë të ftuar

Barcelona udhëton drejt SHBA-së, Hansi Flick zbulon listën me 31 futbollistë të ftuar

Sport July 28, 2024 - 15:06

Barcelona ka publikuar skuadrën e saj të plotë për turneun e ardhshëm në SHBA.

Katalunasit do t’i zhvillojnë tre ndeshje miqësore në fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trajneri i Barçës, Hansi Flick, ka zbuluar listën me 31 futbollistë të ftuar për këtë sfidë.

Ndërkohë nga klubi është konfirmuar se tre futbollistët Ilkay Gundogan, Jules Kounde dhe Raphinha do t’i bashkohen ekipit më vonë gjatë fazës përgatitore.

Në këtë listë mungojnë yjet e Spanjës si Lamine Yamal, Ferran Torres, Pedri, Fermin Lopez e Pau Cubarsi për shkak të angazhimeve me Kombëtaren si Euro 2024 dhe Lojërat Olimpike.

Në SHBA, Barcelona do të përballet me Manchester Cityn, Real Madridin dhe Milanin.

Lista e plotë e futbollistëve të Barcelonës në turneun e SHBA:

Portierë: Marc-Andre ter Stegen, Inaki Pena, Ander Astralaga, Diego Kochen.

Mbrojtësit: Hector Fort, Julian Araujo, Jules Kounde, Andreas Christensen, Alexis Olmedo, Sergi Dominguez, Inigo Martinez, Mikayil Faye, Clement Lenglet, Andres Cuenca, Alejandro Balde, Alex Valle, Gerard Martin.

Mesfushorët: Ilkay Gundogan, Marc Bernal, Oriol Romeu, Marc Casado, Pablo Torre, Noah Darvich, Unai Hernandez, Quim Junyent, Guille Fernandez.

Sulmuesit: Raphinha, Robert Lewandowski, Pau Victor, Toni Fernandez, Vitor Roque.