“Kosova, Kosova”, presidentja Osmani nis festën në Paris pas suksesit të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike

“Kosova, Kosova”, presidentja Osmani nis festën në Paris pas suksesit të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike

Sport July 28, 2024 - 13:55

Distria Krasniqi pati performancë të jashtëzakonshme deri më tani në Lojërat Olimpike të Parisit.

Kampionia olimpike arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë në xhudo.

E delegacioni i Kosovës në Paris ka nisur festën pas dy fitoreve të mëdha të xhudistes kosovare.

Në një video të publikuar nga këshilltarja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Egnesa Vitia, shihet e para e vendit duke brohoritur: Kosova, Kosova, së bashku me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Distria Krasniqi tashmë ka mësuar edhe kundërshtaren që do ta ketë në gjysmëfinale.

Xhudistja kosovare do të përballet me italianen, Odettte Giuffrida, në pengesën e fundit para finales së madhe. Ky duel do të zhvillohet pas orës 16:00.