S’ka të ndalur Distria Krasniqi, fiton sërish me Ippon dhe siguron gjysmëfinalen në Lojërat Olimpike

S’ka të ndalur Distria Krasniqi, fiton sërish me Ippon dhe siguron gjysmëfinalen në Lojërat Olimpike

Sport July 28, 2024 - 12:52

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike.

Krasniqi mposhti me ippon brenda një minuti xhudisten izraelite, Gefen Primo, për të siguruar fazën gjysmëfinale.

Xhudistet garuan deri në kategorinë -52kg.

Kësisoj, Disi tani është vetëm një fitore larg medaljes. /Zëri