Distria Krasniqi e nis me këmbë të mbarë në “Paris 2024”, kualifikohet në çerekfinale

Distria Krasniqi e nis me këmbë të mbarë në “Paris 2024”, kualifikohet në çerekfinale

Sport July 28, 2024 - 11:54

Distria Krasniqi ka arritur të fitojë në rundin e dytë, në kuadër të lojërave olimpike “Paris 2024”, për të kaluar më pas në fazën çerekfinale.

Xhudistja kosovare mposhti atë indoneze, Maryam March Maharan.

Xhudistet garuan deri në kategorinë -kg 52.

Kampionia olimpike në raundin e ardhshëm do të përballet me fituesen e duelit tjetër, Gefen Primo dhe Binta Ndiaye. 

Krasniqi ka caktuar objektivin që të fitojë një tjetër medalje për Kosovën, pas suksesit që arriti në ‘Tokio 2020’ duke fituar medaljen e artë. /Zëri