PSG-ja s’heq dorë nga Nico Williamsi

PSG-ja s’heq dorë nga Nico Williamsi

Sport July 27, 2024 - 23:45

Paris Saint-Germain nuk është frenuar në ndjekjen e Nico Williamsit, pavarësisht se është pas Barcelonës në garën për nënshkrimin e anësorit.

Kampionët francezë duan të nënshkruajnë me sulmuesin e Klubit Athletic Bilbaos në një përgjigje ndaj boshllëkut të lënë nga largimi i Kylian Mbappes.

PSG-ja beson se mund ta bindë Williamsin që t'i bashkohet, përpara Barcelonës, dhe po punojnë shumë për të rënë dakord për kushtet personale, sipas gazetarit të RMC Sport, Fabrice Hawkins. 

Ata gjithashtu mbeten të interesuar për Jadon Sancho dhe duan të nënshkruajnë me anglezin si dhe Williamsin, pavarësisht sugjerimeve se i pari mund të mbetet në Manchester United këtë sezon.

PSG-ja duket se po lufton një betejë të humbur pasi Barcelona është gjithnjë e më afër arritjes së lojtarit të tyre. Deco tashmë është takuar me agjentin e lojtarit dhe po punon për të aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën e Williamsit. Edhe nëse Barcelona nuk është në gjendje të përfundojë marrëveshjen, parisienët do të duhet të largojnë Arsenalin dhe Chelsean - të cilët thuhet se po eksplorojnë mundësinë e nënshkrimit të 22-vjeçarit.

Të nërat e Nico Williamsit për Spanjën në Kampionatin Evropian e kanë bërë atë një nga lojtarët më të kërkuar në botë. Por vëllai i tij i madh Inaki - i cili gjithashtu luan për Athletic Club - zgjodhi të përfaqësojë Ganën në nivel ndërkombëtar dhe jo Spanjën. Ndryshe nga vëllai i tij, i cili duket se do të largohet nga skuadra baske, Inaki ka qëndruar në Athletic Club gjatë gjithë karrierës së tij. /Zëri