“Moment krenarie për vendin fitorja e Donjeta Sadikut”, presidentja Osmani reagon pas fitores së boksieres tonë në “Paris 2024“

“Moment krenarie për vendin fitorja e Donjeta Sadikut”, presidentja Osmani reagon pas fitores së boksieres tonë në “Paris 2024“

Sport July 27, 2024 - 22:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas fitores së Donjeta Sadikut në meçin e parë të Lojërave Olimpikë “Parisi 2024”.

Fitoren e Sadikut, presidentja Osmani e ka konsideruar si “moment krenarie për Kosovën”.

“Faleminderit Donjeta për këto emocione”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti e ndoqën nga afër fitoren e boksieres nga Kosova.

Sadiku dominoi luftën, sidomos në raundin e dytë dhe të tretë dhe me meritë vazhdon garën drejt medaljes.

Meçi u përcollë nga drejtuesit e KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi, kryeministrin Albin Kurti, zëvendësministren Daulina Osmani, dhe drejtues tjerë nga MKRS, KOK e Ambasada e Kosovës në Francë.