Donjeta Sadiku e fiton meçin e parë në Olimpiadë, vjen reagimi i Aziz Salihut

Donjeta Sadiku e fiton meçin e parë në Olimpiadë, vjen reagimi i Aziz Salihut

Sport July 27, 2024 - 22:05

Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike.

Boksierja kosovare triumfoi në raundin e parë në kategorinë deri në 60 kilogramë ndaj tajlandezes, Thananya Somnuek.

Lexo Edhe: 

Jo më tullaci! Flokët e rinj rriten në vetëm 8 ditë

Nëse gjeni papilloma në trupin tuaj, bëjeni këtë menjëherë!

Tri raundet ishin mjaft të barabarta edhe me pikët nga juria.

Teksa, me vendim të ndarë, tre gjyqtarë ia dhanë pikët Sadikut, kurse dy të tjerë Somnuek, për nisjen e mbarë të boksieres tonë.

E nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe reagimi i ish-boksierit të njohur kosovar, Aziz Salihut.

“Bravo Donjeta Sadiku. Urime dhe shpresojmë për medalje olimpike”, shkroi Salihu në llogarinë e tij në Facebook.