Donjeta Sadiku e nis mbarë, fiton në rrethin e parë në Lojërat Olimpike

Donjeta Sadiku e nis mbarë, fiton në rrethin e parë në Lojërat Olimpike

Sport July 27, 2024 - 21:35

Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike.

Boksierja kosovare triumfoi në raundin e parë në kategorinë deri në 60 kilogramë ndaj tajlandezes, Thananya Somnuek.

Tri raundet ishin mjaft të barabarta edhe me pikët nga juria.

Teksa, me vendim të ndarë, tre gjyqtarë ia dhanë pikët Sadikut, kurse dy të tjerë Somnuek, për nisjen e mbarë të boksieres tonë

Pas raundit të dytë, te Sadiku u vërejt lodhja, megjithatë arriti të bënte një raund të fundit fantastik, i cili ia siguroi edhe fitoren.