Daku luan tërë ndeshjen, Rubin Kazani mposhtet thellë nga Zeniti

Daku luan tërë ndeshjen, Rubin Kazani mposhtet thellë nga Zeniti

Sport July 27, 2024 - 20:40

Rubin Kazani i Mirlind Dakut është mposhtur thellë në shtëpi nga Zeniti.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e dytë në Premierligën ruse u mbyll me fitore 0:4 të mysafirëve.

Glushenkov, Cassierra, Pedro Henrique dhe Isidor shënuan për fitoren e Zenitit.

Mirlind Daku luajti tërë ndeshjen, por që nuk arriti të lërë gjurmë siç bëri në ndeshjen e kaluar ku shënoi gol dhe bëri asistim.

Në minutën e 89-të, Daku mori karton të verdhë.