Maguire: S’largohem nga Man Utd pa më thënë që s’më duan

Maguire: S’largohem nga Man Utd pa më thënë që s’më duan

Sport July 27, 2024 - 18:53

Harry Maguire nuk dorëzohet. Mbrojtësi qendror i Manchester United, prej kohësh ka përfunduar në shënjestër të kritikave, e madje dhe të memeve shpotitëse në rrjetet sociale. 

Gjërat nuk kanë ecur që mirë për të kohet e fundit, pasi pas mungesës në FA Cup, për shkak të një dëmtimi muskulor që e bëri të humbiste fundin e sezonit të kaluar, nuk ishte as në Europian me Anglinë, teksa shpjegon se sa e vështirë ishte të mbetej jashtë skuadrës së Southgate.

“Ishte ndoshta momenti më i vështirë i karrierës. Kisha punuar shumë gjatë gjithë vitit për të qenë në gjendje të mirë fizike dhe mendore për të luajtur finalen e FA Cup dhe pastaj Kampionatin Europian. Ishte një dëmtim në pulpë, një dëmtim që duhej të më mbante jashtë vetëm 3 javë, por nuk shkoi mirë. Ishte shumë acaruese, pasi e ndieja se mund të bëja diferencën për Manchester United si dhe për vendin tim në Europian”, u shpreh Maguire.

I vënë në diskutim për pjesën më të madhe të sezonit, Maguire është përfolur shumë edhe për një largim nga djajtë e kuq, e megjithatë me një pagë të majme, qendërmbrojtësi nuk ka ndër mend të ndryshojë fanellë.

“Deri sa kur nuk do të më kenë thënë që jam në shitje, apo që nuk më duan, dua të luaj për këtë klub dhe ta bëj të kthehet te suksesi. Sipas asaj që po nuhas, do të vazhdoj të bëj pjesë në projektin e United edhe për këtë sezon”, tha mbrojtësi anglez.