Të martën tërheqja e shortit për Ligën e Parë

Të martën tërheqja e shortit për Ligën e Parë

Sport July 27, 2024 - 17:01

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në FFK njofton klubet dhe opinionin se të martën, më 30 korrik, do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2024/25 në Ligën e Parë në futboll. 

Tërheqja e shortit mbahet në ambientet e FFK-së.

Tërheqja e shortit në Grupin A bëhet në orën 12:00 dhe Grupi B, në orën 12:30. 

Kampionati i ri në këtë rang të garave fillon më 17 gusht.