Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës, merr dhuratë një top tenisi nga argjendi

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës, merr dhuratë një top tenisi nga argjendi

Sport July 27, 2024 - 16:02

Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa, ka takuar sot tenistët e rinj të Kosovës, zyrtarët e Federatës së Tenisit të Kosovës dhe Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

Në pamjet e publikuara nga Federata e Tenisit, Dua Lipës iu dhurua një top i tenisit, të punuar nga argjendi dhe një bluzë me mbishkrimin “Kosova”.

“Familja Lipa ka një histori dashurie me sportin e tenisit. Ata kanë banuar përballë tereneve të tenisit në Breg të Diellit në Prishtinë dhe vëllai dhe motra e Dua Lipës kanë luajtur tenis”.

“Babai i saj Dukagjini është fans i madh i tenisit. Vitor Cabral, Drejtori për Zhvillim i ITF-së i dhuroi një reket të tenisit enkas i punuar për Dua Lipën me nënshkrim të saj. Federata e Tenisit e Kosovës ia dhuroi një top të tenisit të punuar nga argjendi dhe maicën me mbishkrimin Kosova. Faleminderit Dua Lipa”, tha federata.