Kosova U-18 pëson humbje në ndeshjen e parë të FIBA EuroBasket
Sport
July 26, 2024 - 15:45
Lajmet e fundit nga sporti
Kosova U-18 te meshkujt ka zhvilluar ndeshjen e parë në FIBA U-18 EuroBasket, Divizioni B.
Në Shkup të Maqedonisë Veriore ka filluar ky kampionat, ku Kosova është ndeshur me Estoninë dhe pësoi humbje 47:73 (10:19, 11:18, 10:19, 16:17).
Dardanët e rinj ndodhen në një grup të vështirë, ku përveç Estonisë, do të ndeshen me Hungarinë, Islandën, Zvicrën dhe Poloninë.
Divizioni B do të përfundojë më 4 gusht. /Zëri