Zyrtare: KF Prishtina e Re përforcohet me Bleon Sekiraqën
FC Prishtina e Re është përforcuar me sulmuesin, Bleon Sekiraqa.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Sekiraqa dy edicionet e fundit ka qenë pjesë e Trepca ‘89, ndërsa në të kaluarën, ka qenë pjesë e FC Prishtina, FC Ballkani dhe Malisheva. /Zëri
Postimi i plotë nga KF Prishtina e Re:
Bleon Sekiraqa përforcon sulmin tonë
Jemi shumë të lumtur të ju prezantojmë sulmuesin e krahut, Bleon Sekiraqa, i cili poashtu luan edhe si mesfushor ofanziv, e i cili tani e tutje do të bartë fanellën tonë.
Bleoni njihet si futbollist shumë cilësor, me imagjinatë e kreativitet shumë të zhvilluar, andaj presim t'a ndihmoj ekipin në arritjen e objektivit.
Bleoni dy edicionet e fundit ka qenë pjesë e Trepca 89, ndërsa në të kaluaren, ka qenë pjesë e FC Prishtina, FC Ballkani dhe Malisheva.
Mirë se vjen Bleon. Fat, shëndet e shumë suksese.
KF Prishtina e Re.