Calafiori udhëton sot drejt Londrës

Calafiori udhëton sot drejt Londrës

Sport July 26, 2024 - 12:45
Lajmet e fundit nga sporti

Riccardo Calafiori tek Arsenali është punë e kryer.

Mbrojtësi italian do të udhëtojë sot nga Italia drejt Londrës, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Ai do të udhëtojë sot për pjesën e parë të testeve mjekësore në Londër.

Më pas ai pritet t’i bashkohet skuadrës së Mikel Artetas në turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Calafiori shkëlqeu me Bolognan gjatë sezonit të kaluar, kurse ishte fantastik edhe me Italinë në fazën e grupeve në "Euro 2024".