Arsenali hap bisedimet me PSG-në për Fabian Ruizin
Arsenali thuhet se ka hapur bisedimet për të nënshkruar me mesfushorin e Paris Saint-Germainit Fabian Ruizin këtë verë.
Ruizi ishte një nga lojtarët më të spikatur në “Euro 2024”, pasi ai ndihmoi Spanjën drejt fitores së tyre dominuese për titullin, e cila i pa ata të fitonin të shtatë ndeshjet e tyre. Arsenali tashmë ka kërkuar të përforcohet në mesfushën e tyre këtë verë dhe Duncan Castles raporton se “Topçinjtë” kanë filluar bisedimet me PSG-në e Luis Enriques në lidhje me një lëvizje.
Castlesi e ka etiketuar Ruizin si një “përshtatje të dukshme” për skuadrën e Mikel Artetës falë cilësive të tij punëtore.
Spanjolli fitoi zotërimin më të madh në “Euro 2024” dhe dy herë më shumë se çdo lojtar tjetër në të tretën e fundit të fushës. Pas largimit të Mohammed Elneny dhe largimeve të mundshme të Thomas Parteyt dhe Emile Smith Rowe, Arsenali do të kërkojë të nënshkruajë me një tjetër mesfushor dhe gjithashtu është lidhur me një lëvizje për Mikel Merinon të Real Sociedadit. /Zëri