E bujshme nga Italia për Gjimshitin, kapiteni i Kombëtares shqiptare mund të transferohet drejt Katarit
Sport
July 24, 2024 - 23:18
Një lajm i bujshëm ka ardhur orët e fundit nga Italia, me kapitenin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, që ka përfunduar në radarët e Al-Rayyan.
Klubi nga Katari ka nisur bisedimet me Atalantën, teksa i kanë kërkuar kësaj të fundi një çmim sa më parë për 31-vjeçarin shqiptar.
“TuttomercatoWEB” raporton se klubi nga Bergamo mund të kërkojë një shifër rreth 10-15 milionë euro për ta shitur mbrojtësin, e cila mund të jetë e përballueshme për Al-Rayyan.
Gjimshiti është një nga lojtarët që është rritur më shumë së fundmi te Atalanta, i cili mori dhe shiritin e kapitenit në ndeshjet e fundit të sezonit, duke ngritur dhe trofeun e Ligës së Evropës në Dublin kundër Leverkusenit. /TCH