Data dhe orari i ndeshjeve të garuesve kosovarë në lojërat olimpike “Paris 2024”

Data dhe orari i ndeshjeve të garuesve kosovarë në lojërat olimpike “Paris 2024”

Sport July 24, 2024 - 15:43
Lajmet e fundit nga sporti

Lojërat olimpike “Paris 2024” do të fillojnë zyrtarisht nga data 26 korrik deri më 11 gusht.

Kosova në këto lojëra do të marrë pjesë me nëntë garues, shkruan Arbresh.info.

Tani më është mësuar edhe data dhe ora e saktë se kur kosovarët do të nisin garat për një medalje olimpike.

Ekipi kosovar do të ndeshet në datat 28 korrik deri 3 gusht 2024.

Ndërsa e para që do të hapë Olimpiadën është Distria Krasniqi, e cila ndeshjet do t’i zhvillojë më datë 28 korrik nga ora 10:00.

Një ditë më vonë do të garojnë xhudistët Nora e Akil Gjakova, me fillim nga ora 10:00.

Kurse më 30 korrik në po të njëjtin orë luftën për medalje olimpike do ta nisë Laura Fazliu.

Në këtë datë një orë më vonë garën do të nisë edhe Adell Shaboviq në sportin e notit.

Xhudistja e fundit nga Kosova, Loriana Kuka, ndeshjet e saj i fillon më 1 gusht me fillim nga ora 10:00.

Donjeta Sadiku është garuesja e radhës që do të marrë pjesë në sportin e boksit, ku fillon garën me datë 27 korrik, ndërsa ora do të varet nga shorti që hidhet më datë 25 korrik.

Takimi i saj i parë do të jetë me fillim nga ora 15:00, ose 20:00.

Më dy gusht Gresa Bakraqi në sportin e atletikës në garën 800 metra nis ëndrrën për medalje olimpike nga ora 19:45.

Kurse garuesja e fundit në këtë Olimpiadë është Hana Beiqi, që do të garojë në not më 3 gusht nga ora 10:00.

Image