Lëndohet Ansu Fati, do t’i mungojë Barcelonës në parasezon
Sulmuesi Ansu Fati ka pësuar një lëndim në seancën stërvitore të së martës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi katalunas përmes një komunikate zyrtare në faqen zyrtare në platformën “X”, përcjell “Zëri”.
Lojtari ka pësuar lëndim në këmbë dhe rikthimi i tij do të përcaktohet nga koha e rikuperimit.
“Në seancën stërvitore të së martës, lojtari i ekipit të parë Ansu Fati ka pësuar një dëmtim në këmbë. Ai do t'i nënshtrohet trajtimit konservativ në Barcelonë dhe rikthimi i tij në stërvitje do të përcaktohet nga koha e rikuperimit”, thuhet në komunikatën e klubit.
Ansu pritet t’i mungojë Barcelonës në parasezon në ndeshjet ndaj Milanit, Real Madridit dhe Manchester Cityt, teksa do të shpresojë të rikthehet në ndeshjen e parë të blaugranëve ndaj Valencias, më 17 gusht. /Zëri
MEDICAL NEWS | In Tuesday's training session, first team player Ansu Fati suffered a foot injury. He will undergo conservative treatment in Barcelona and his return to training will be determined by his recovery time. pic.twitter.com/jgQoC2PJAx
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 24, 2024