Pas rinovimit me Sylvinhon, Duka: Tani vëmendja, për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas vendimit të rinovimit të kontratës së Sylvinhos me Kombëtaren.
Shqipëria dhe Sylvinho arritën marrëveshje në mëngjesin e sotëm të vazhdojnë bashkëpunimin deri në dhjetor të vitit 2025.
Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Duka u shpreh se projekti me Sylvinhon dhe stafit e tij nuk mund të ndalej dhe se tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës. /Zëri
Postimi i plotë nga Duka (pa ndërhyrje):
Projekti i nisur me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij, Zabaleta e Doriva, nuk mund të ndalej.
Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025.
Që në fillim kishim synim kualifikimin në Euro 2024 dhe ia dolëm. Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.
Besimi se mund t’ia dalim është prezent dhe stafi teknik, futbollistët dhe e gjithë Federata do të punojnë për të arritur këtë qëllim.