Man Utd në bisedime me PSG-në për Ugarten

Man Utd në bisedime me PSG-në për Ugarten

Sport July 24, 2024 - 11:24
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester Unitedi mbetet në diskutime me PSG-në për Manuel Ugarten, pas dritës jeshile nga lojtari dhe kushtet personale, rënë dakord javën e kaluar.

Sipas gazetarit italian dhe ekspertit të transferimeve Fabrizio Romanos, ende nuk ka marrëveshje mes klubeve, teksa janë ende në bisedime për të gjetur një zgjidhje.

Man United është gjithashtu në bisedime për të vendosur se si të vazhdojë me kushtet e reja me Fiorentinën për Sofyan Amrabatin. /Zëri