E humbi penalltinë e dytë radhazi, Emërllahu: Më ndodhi për herë të parë

E humbi penalltinë e dytë radhazi, Emërllahu: Më ndodhi për herë të parë

Sport July 23, 2024 - 20:23

Nuk ka fitues mes duelit Ballkani – Hamrun Spartans.

Kjo përballje ishte e vlefshme për ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Dueli i zhvilluar në “Zahir Pajaziti” u mbyll pa gola të shënuar, 0:0.

Rastin më të mirë pa dyshim se e pati Lindon Emërllahu, i cili gjuajti jashtë porte nga pika e penalltisë.

Ishte kjo hera e dytë radhazi që Emërllahu humbi penalltinë. Hera e fundit ishte në duelin ndaj Santa Colomas në ekzekutimin e penalltive.

“Kam stërvit penalltitë. Kam godit edhe më herët. Për herë të parë më ndodhi të humb dy penallti radhazi. Është një ngërq psikologjik. Shpresoj që herën tjetër të shënoj dhe të fitojë ekipi”, tha Emërllahu.