Muriqi po përgatitet mirë për sezonin e ri, shënon gol në miqësoren e parë
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po përgatitet me Mallorcan për sezonin e ri, ku në miqësoren e fundit ka arritur të shënojë edhe gol.
Muriqi shënoi golin e tretë në fitoren 3-1 të Mallorcas kundër Crewes, që garon në kategorinë e katërt të futbollit anglez në ndeshjen miqësore u zhvillua në Birmingham.
Muriqi përfitoi nga pasim i gabuar i një futbollisti të ekipit anglez dhe kaloi portierin dhe në portën e zbrazët shënoi golin e tretë në minutën e 90-të.
Ishte kjo ndeshja e parë e Mallorcas përgatitore për edicionin 2024/2025 të La Ligas spanjolle.
30-vjeçar ishte prej më të mirëve në edicionin e kaluar, ku edhe për kundër lëndimeve shënoi shtatë gola dhe asistoi dy herë në 29 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll.
Mallorca ndeshjen e parë të edicionit 2024/2025 do ta zhvilloj në shtëpi kundër Real Madridit më 18 gusht.