Vetëm Messi mund ta marrë një çmim të tillë, Inter Miami e nderon legjendën argjentinase
Lionel Messi ditë më parë ka fituar Copa America me Kombëtaren e Argjentinës dhe ky trofe është shumë i veçantë për të.
Inter Miami ka nderuar Lionel Messin që është bërë futbollisti më i trofeshëm i të gjitha kohërave.
Copa America 2024 ishte trofeu i 45-të i argjentinasit në karrierën e tij.
Nga ato 45 kupa, Messi fitoi 35 me klubin e tij të fëmijërisë Barcelonën, derisa të tjerët i ka me Kombëtaren e Argjentinës, PSG-në dhe Inter Miamin.
Messi ka thyer rekordin e vetës, derisa ka lënë mbrapa Dani Alves me 43 trofe në karrierë.
Lista e futbollistëve më të trofeshëm në histori të futbollit:
1. Lionel Messi – 45
2. Dani Alves – 43
3. Hossam Ashour (ish-ndërkombëtar i Egjiptit) – 39
4. Andres Iniesta – 37
4. Gerard Pique – 37
6. Sergio Busquets – 36
6. David Alaba – 36
8. Cristiano Ronaldo – 35
8. Ryan Giggs – 35
8. Kenny Dalglish – 35