Arsenali arrin marrëveshje me Bolognan për yllin italian
Arsenali i ka vënë syt tash e një kohë te mbrojtja e Bolognas, duke kërkuar me ngulm njërin nga lojtarët që ‘shpërtheu’ sezonin e kaluar me klubin Italian.
Bëhet fjalë për Riccardo Calafiorin, për të cilin tashmë dy klubet kanë rënë dakord për një transferim në kryeqytetin anglez.
“Topçinjtë” do të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit italian për 40 milionë euro dhe 5 të tjera në bonuse, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Megjithatë ekziston një pengesë jo shumë e madhe.
Për t’u realizuar transferimi, Bologna duhet të mirret vesh me Baselin për klauzolën e shitjes në të ardhmen që është 50%.
Ka mospajtime në këtë pjesë, pasi Calafiori ishte më herët pjesë e Baselit në Zvicër.
Calafiori ishte pjesë e Italisë në “EURO 2024”, mirëpo që gjeten eliminimin në 1/8 e finales nga Zvicra.