Zyrtare: Melos Kelmendi, lojtari i ri i FC Prishtina 01
Melos Kelmendi është lojtari më i ri i FC Prishtina 01.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Mirë se vjen në shtëpinë e kampionëve Melos Kelmendi!
FC Prishtina 01 ka knaqësinë që t'ju njoftojë se kemi afruar në radhët tona yllin e futsallit, Melos Kelmendin, i cili sot në prani të presidentit të klubit Bledion Bryma, ka nënshkruar kontratën me klubin”, thuhet në njoftimin e klubit.
Lojtari i Kombëtares së Kosovës bashkohet me kampionët e vendit drejt sukseseve të reja, për synime edhe më të mëdha në sezonin 2024/25.
Kelmendi e ka nisur karrierën në futsall te Besa e Pejës, për të vazhduar me klube si FC Prishtina, Sparta Praga dhe Mabetex Prishtina ku ishte kapiten së fundmi.
Ai është pjesë e Kosovës tash e tetë vjet, duke qenë një nga lojtarët kryesorë.
Presidenti i FC Prishtina 01, Bledion Bryma, pas prezantimit të lojtarit ka thënë se është i lumtur që tashmë në radhët e veta ka një lojtar të kalibrit sikurse Melos Kelmendi, me të cilin do të tentojnë të vazhdojmë dominimin në futsallin kosovar dhe më gjerë. /Zëri