Real Madridi zbulon datën kur do ta prezantojë Endrickun
Real Madridi ka zbuluar datën se kur do ta prezantojë Endrickun.
Lajmi është njoftuar nga vetë klubi, përmes një komunikate në faqen zyrtare në platformën “X”.
Siç ka bërë të ditur klubi spanjoll, data e prezantimit të talentit të ri do të jetë më 27 korrik, në orën 12:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
“Real Madrid C. F. njofton se të shtunën e datës 27 korrik, në orën 12:00, do të bëhet prezantimi i lojtarit tonë Endrick në stadiumin Santiago Bernabeu”, thuhet në komunikatë të “Los Blancos”, transmeton “Zëri”.
Paraprakisht, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të presë Endrickun në Real Madrid City për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që lidh lojtarin të ri me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme.
Pas prezantimit, Endricku do të flasë për mediat në sallën e shtypit të “Santiago Bernabeu”. /Zëri
Comunicado Oficial: presentación de Endrick.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 19, 2024