Williamsi “harron” menjëherë triumfin në “Euro 2024”, tregon qëllimin e Spanjës

Williamsi “harron” menjëherë triumfin në “Euro 2024”, tregon qëllimin e Spanjës

Sport July 15, 2024 - 08:09

Nico Williams shënoi në finalen e madhe të "Euro 2024", ndërsa u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, pas fitores kundër Anglisë me rezultat 2-1.

Sulmuesi anësor që ishte i jashtëzakonshëm në këtë Euro 2024, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, foli pas ndeshjes, duke thënë se tani po mendojnë për Kupën e Botës.

“Ndihem euforik, shumë i lumtur. Të gjithë njerëzit tanë e meritojnë këtë: familjet tona, tifozët… kampion të Evropës dhe tani shkojmë për Kupën e Botës”.

“Ne vuajtëm shumë. Anglia ka lojtarë që mund të bëjë diferencën, por ne ishim në gjendje t’i ndalnim ata. E kisha thënë se jemi një ekip i madh”, ka thënë Williams pas ndeshjes.

Willams e mbylli Kampionatin Evropian me dy gola.