Kloppi merr rolin e parë që prej se u largua nga pozita si trajner i Liverpoolit
Jurgen Klopp ka marrë rolin e tij të parë që prej se e la pozitën e tij si trajner i Liverpoolit. 57-vjeçari u largua nga ‘Anfield’ këtë verë pas pothuajse një dekade në krye të ekipit që prej se u transferua nga Borussia Dortmundi në 2015.
Gjatë udhëheqjes së tij, Klopp fitoi Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, FA Cup, Kupën e Ligës, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube, duke u bërë kështu rivali kryesor i Manchester Cityt të Pep Guardiolës.
Klopp e kishte konfirmaur në janar se ai të do të largohet nga posti i trajnerit tek Liverpooli dhe do të marrë një pushim nga futbolli, ku madje ai së fundmi ka refuzuar një ofertë nga kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sezoni i fundit i Kloppit tek Liverpooli përfundoi me një vend të tretë në Ligën Premier, fitimin e Kupës së Ligës ndërsa ndeshja e fundit ishte fitorja me rezultat 2-0 ndaj Wolvesit.
Ai tashmë është zëvendësuar nga Arne Slot, i cili ka nënshkruar kontratë tre vjeçare tek Liverpooli, ndërsa që nga tani ka filluar të lë shenja me metodat e tij të stërvitjes.
Ani pse Klopp nuk është më trajner i Liverpoolit, lidhja e tij me klubin ka vazhduar ndërsa tani është konfirmuar se ai është bërë amabasador nderi i fondacionit të Liverpoolit, që është organizata zyrtare e klubit për bamirësi.
“Fondacioni LFC ka bërë një punë të jashtëzakonshme për komunitetin, në qytetin e Liverpoolit dhe më gjerë”.
“Unë jam shumë krenar që të vazhdojë punën time me ta dhe të emërohem si ambasadori i parë i nderit i Fondacionit të Liverpoolit”.
“Unë po shikoj para që të shoh se çfarë mund të bëjë me këtë tani, sidomos pasi kam më shumë kohë në dispozicion”, ka thënë Klopp.