Zyrtare: KB Trepça përforcohet me Batin Tunan

Zyrtare: KB Trepça përforcohet me Batin Tunan

Sport July 10, 2024 - 20:03

KB Trepça ka nisur përgatitjet për mbrojtjen e titullit sezonin e ardhshëm.

Kështu, klubi mitrovicas ka nisur të përforcohet për edicionin që po vjen, pasi do të luajë edhe në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

“Xehetarët” kanë zyrtarizuar gjatë ditës së sotme edhe të riun Batin Tuna, i cili vjen nga klubi turk, Tofash.

Në këtë klub ai kaloi në të gjitha grupmoshat zinxhir, deri te paraqitja në ekipin e parë.

Tuna vjen te Trepça në cilësinë e lojtarit vendor, duke lënë vend edhe për transferime të tjera të huaja.