![Messi shkruan historinë me dy rekorde të mëdha pas fitores së Argjentinës në “Copa America”](/uploads/zeri.info/images/2024/July/10/auto_lionel-messi-780x4391720599380.jpg)
Messi shkruan historinë me dy rekorde të mëdha pas fitores së Argjentinës në “Copa America”
Lionel Messi ka thyer edhe dy rekorde tjera pas fitores së Argjentinës kundër Kanadasë në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.
Argjentina mundi Kanadanë me rezultat 2-0 dhe siguroi vendin e saj në finale të Copa America, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Kolumbisë dhe Uruguait.
Golat në fitoren e kombëtares Albiceleste u shënuan nga Julian Alvarez dhe Lionel Messi, i cili shënoi golin e parë në këtë edicion të Copa America.
Megjithatë, goli i shënuar në ndeshjen ndaj Kanadasë do të thotë një rekord i ri për yllin argjentinas.
Messi tani është bërë zyrtarisht golashënuesi i dytë më i mirë ndërkombëtar me 109 gola, duke kaluar Ali Daein në tabelën e golashënuesve dhe renditet vetëm pas Cristiano Ronaldos me 130 gola.
Lionel Messi broke a tie with Ali Daei to move to second on the list of men’s international scorers with a goal in the Copa America semifinal against Canada.
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) July 10, 2024
Only Cristiano Ronaldo has more goals in men’s international football.
More on Messi’s record ëhttps://t.co/JhkcOYBX2d pic.twitter.com/W8DPJesfD5
Por, ky nuk ishte rekordi i vetëm i Messit pas kalimit në finalen e Copa America.
Fitorja e fundit do të thotë se Messi e ka çuar vendin e tij në shtatë finale të mëdha ndërkombëtare, me pesë në Copa America dhe dy në Kupën e Botës.
Otro RÉCORD ë
— Gastón Trucco (@gastontr16) July 10, 2024
MESSI ë es, a partir de este momento, el jugador que más veces llevó a su selección a una FINAL en TODA la HISTORIA del fútbol
ë Lionel llegó a 7 (5 en Copa América y 2 en Mundiales)
ë Superó a jugadores como Cafú ë y Roberto Carlos ë que tienen 6.
* Será… pic.twitter.com/37fl585ZsK
36-vjeçari ia kalon legjendave braziliane, Cafu dhe Roberto Carlos të cilët arritën secili nga gjashtë finale.
Ylli i Inter Miamit ka fituar dy nga gjashtë finalet e tij deri më tani dhe do të jetë i etur për të shtuar një trofe të tretë në kabinetin e tij të trofeve. /Telegrafi