
Mbyllet pjesa e parë: Spanja në epërsi ndaj Francës
Sport
July 09, 2024 - 21:50
Ka përfunduar pjesa e parë në gjysmëfinalen e parë të “EURO 2024”.
Spanja po udhëheq ndaj kombëtares së Francës me shifrat 2-1.
Pas një dominimi të lehtë të Spanjës në fillim, Franca gjeti golin e para me anë të Kolo Muanit, pas asistimit të Kylian Mbappe në minutën e 9-të.
Mirëpo, goli i barazimit erdhi pas një momenti spektakolar nga Lamine Yamal, i cili në minutën e 21-të barazoi në 1-1.
Për 2-1 shënoi Dani Olmo, i cili po shkëlqen në këtë “EURO 2024” me fanelën e “Stuhisë së Kuqe”.
Ishte një 45-minutësh i pasur me futboll të bukur, derisa presim në pjesën e dytë se çfarë do të ndodhë.