Zyrtare: Meriton Korenica transferohet te Cluji
Sport
July 09, 2024 - 17:31
Manisa ka bërë të ditur se Meriton Korenica i është bashkuar klubit rumun, CFR Cluj.
Klubi turk zbuloi se marrëveshja mes tyre dhe skuadrës rumune është arritur për lojtarin kosovar.
Manisa e ka falënduar Korenicën për kontributin në skuadër, ndërsa i kanë dëshiruar suksese atij në aventurën te Cluj.
Korenica nuk do jetë i vetmi lojtar shqiptar te Cluji, pasi Arlind Ajeti dhe Armend Thaqi janë pjesë e skuadrës.