Pse po kundërshtohet Saboviqi në përfaqësimin e Kosovës në Olimpiadë?

Pse po kundërshtohet Saboviqi në përfaqësimin e Kosovës në Olimpiadë?

Sport July 09, 2024 - 13:46

Me prejardhje nga qyteti perëndimor i Kosovës, Peja, notari Adell Saboviq po përballet me kundërshtime në rrugën e tij drejt përfaqësimit të Kosovës në not në lojërat olimpike "Parisi 2024".

Saboviqi, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mori ftesë nga Federata Botërore e Sporteve të Ujit (FINA) që ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadë.

Ai u ftua pasi ishte notuesi kosovar me më së shumti pikë në renditjet e Federatës Botërore të Sporteve të Ujit.

Por, përzgjedhjen e tij po e kundërshton Federata e Notit e Kosovës, e cila synoi dërgimin e një notari tjetër në Paris.

Drejtuesi i Federatës së Notit të Kosovës, Agron Zeqiri, thotë se ky institucion ka të drejtën ekskluzive që të propozojë sportistët që marrin pjesë në gara olimpike.

Ka një kohë që ai, së bashku me kryesinë e Federatës hedhin dyshime për veprime të padrejta nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në rastin e përzgjedhjes së Adell Saboviqit.

“Nuk ekziston nominim pa bashkëpunim [në mes të Federatës dhe Komitetit Olimpik]. Nuk ka përfaqësues [sportist] që institucionet botërore ta diktojnë”, thotë Zeqiri për Radion Evropa e Lirë.

Por Komiteti Olimpik i Kosovës, (KOK) tha se Adell Saboviq dhe notarja tjetër Hana Beiqi, nuk janë përzgjedhur nga ky institucion, por vetëm janë konfirmuar.

“KOK-u nuk ka bërë përzgjedhjen e tyre, dhe roli ynë ka qenë t’i pranojmë ose jo këta emra, pa pasur mundësinë e as arsyen për ndryshime, andaj adresa e vetme për ankesë të Federatës së Notit të Kosovës në lidhje me këta emra ka qenë World Aquatics dhe jo shpifjet ndaj KOK-ut”, theksoi ky institucion.

Pretendimi i Komitetit Olimpik të Kosovës sa i takon përzgjedhjes së Adell Saboviqit dëshmohet në një letër që ky institucion ka shpërndarë për mediat më 8 korrik.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.