Krijohet peticion që ndeshja e Euro 2024 të riluhet, gati gjysmë milioni nënshkrime

Krijohet peticion që ndeshja e Euro 2024 të riluhet, gati gjysmë milioni nënshkrime

Sport July 07, 2024 - 20:47

Një peticion për një ndeshje në Euro 2024 që do të riluhet pas një vendimi të diskutueshëm ka fituar gati gjysmë milioni nënshkrime.

Të premten, Gjermania dhe Spanja u përballën ballë për ballë në një çerekfinale emocionuese në Shtutgart, por ishin nikoqirët e turneut ata që u eliminuan nga gara.

Menjëherë pas ndeshjes, tifozët gjermanë nisën një peticion në internet duke kërkuar që ndeshja të riluhet. Ata mendonin se skuadra e tyre duhet të kishte marrë një penallti gjatë kohës shtesë kur gjuajtja e Jamal Musiala goditi dorën e Marc Cucurella.

Gjyqtari Anthony Taylor e vazhdoi lojën megjithë protestat e lojtarëve dhe tifozëve gjermanë, dhe gjyqtari ndihmës në VAR, Stuart Attwell ishte i kënaqur me vendimin në fushë.

Bazuar në udhëzimet e dhëna gjyqtarëve përpara turneut, Taylor mori vendimin e duhur pasi dora e Cucurellas nuk ishte në një pozicion të panatyrshëm kur topi e goditi atë.

Roberto Rosetti, kreu i gjyqtarëve të UEFA-s, u tha zyrtarëve se ai nuk donte të shihte penallti për incidentet ku krahu i një mbrojtësi është afër trupit dhe në një pozicion pothuajse vertikal.

Një peticion që bën thirrje që ndeshja të riluhet është nënshkruar nga pothuajse 350,000 tifozë në më pak se dy ditë.

Ajo që tifozët gjermanë kanë injoruar është se si Toni Kroos arriti të qëndronte në fushë pavarësisht se bëri disa ndërhyrje brutale, sidomos ajo në Pedrin.

Spanja do të përballet me Francën në gjysmëfinale të martën, përpara se Anglia të përballet me Holandën të mërkurën. /telegrafi