S’ka fitues as pas vazhdimeve, Portugali - Francë shkon në penallti
Sport
July 05, 2024 - 23:33
Ndeshja Portugali - Francë nuk ka sjellur fitues as pas vazhdimeve, e vlefshme për fazën çerekfinale të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0 gjatë kohës së rregullt, kështu duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Mirëpo, as në vazhdime ndeshja nuk solli fitues dhe tani do të ekzekutohen penalltitë për të përcaktuar gjysmëfinalistin e radhës. /Zëri